Mickoski dhe Zaev nesër bisedojnë për zgjedhjet dhe ligjet reformuese

Maqedonia

Mickoski dhe Zaev nesër bisedojnë për zgjedhjet dhe ligjet reformuese

Më: 9 mars 2019 Në ora: 16:39
Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski

Kryeministri dhe kryetari i LSDM, Zoran Zaev njoftoi se nesër në ora 20:00 në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të realizojë takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Tema në takimin e ardhshëm, siç deklaroi Zaev, do të jetë zgjedhjet presidenciale, ligjet reformuese që janë në interes shtetëror.

Në pyetje të gazetarëve për deklaratën e Mickoskit se do të kërkojë amnisti për të gjithë politikanët, Zaev u përgjigj se do të presë nesër të shikojë se cilat janë kërkesat.

“Do të shoh nesër cilët janë kërkesat, do t’i njoftoj dhe propozimet tona dhe gjithë së bashku si politikanë dhe parti të përgjegjshme politike do të bisedojmë. Për detajet është shumë herët dhe nuk do të doja të komentoj”, deklaroi Zaev.

I pyetur pse në takim nuk marrin pjesë edhe liderët e partive kryesore shqiptare, Zaev potencoi se për këtë takim nuk ka nevojë për një format të më shumë partive politike.

Për mua e rëndësishme, shton ai, të bisedojmë për zgjedhjet presidenciale, për procesin integrues të vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat