Mickoski nesër përsëri do të kërkojë zgjedhje të parakohshme kuvendare

Maqedonia

Mickoski nesër përsëri do të kërkojë zgjedhje të parakohshme kuvendare

Më: 9 mars 2019 Në ora: 20:37
Mickoski

Kryeministri dhe kryetari i LSDM nuk i komentoi propozimet e opozitës, por kryetari i partisë i OBRM-PDUKM-së njoftoi se nesër përsëri do ta hap çështjen e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare.

“Shumë kohë në të kaluarën kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme kuvendare, për fat të keq duke marrë parasysh disponimin e qytetarëve në Maqedoni dhe të gjitha ato politikat e gabuara që i ndërmerr Qeveria e Maqedonisë, partia në pushtet nuk guxoi ta pranojë at kërkesë, u frikësua”, tha Mickoski.

Mickoski shoti se i ka bërë thirrje kryetarit Zaev duel televiziv për të bisedua publikisht para qytetarëve të Maqedonisë ndërsa ai ka refuzuar.

Ai tha se gjatë takimit të nesërm me kryetarin e LSDM dhe kryeministrin Zoran Zaev do të bisedohet për ligjet reformuese, për ardhmërinë e PSP-së, për përndjekjen politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat