VMRO-DPMNE: Varfëria në Maqedoni po rritet

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Varfëria në Maqedoni po rritet

Më: 10 mars 2019 Në ora: 11:26
VMRO-DPMNE

Nëpërmjet një njoftimi nga VMRO-DPMNE thuhet se “pushteti kriminal i LSDM dhe Zoran Zaevit e rrënoi ekonominë e Maqedonisë dhe u solli varfëri qytetarëve të Maqedonisë”.

“Përderisa shteti ekonomikisht gjendet në fund, funksionarët e kartelit kriminal po pasurohen në kurriz të qytetarëve duke shfrytëzuar grande shtetërore, tenderë dhe i punëson më të afërmit e tyre në institucionet shtetërore ku qytetarët e thjeshtë vetëm mund të ëndërrojnë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas VMRO-DPMNE-së qytetarët po luftojnë për një copë bukë dhe që, siç thonë nga kjo parti, ky kartel të është në pushtet varfëria po rriten, përmbi 500.000 qytetarë janë në pragun e varfërisë.

“Pushteti që do të merrte borxh, e bëri pikërisht të kundërtën dhe si rezultat i huazimeve të tyre për herë të parë borxhi publik ka tejkaluar në 5 miliard euro”, thonë nga VMRO-DPMNE duke shtuar se ekonomitë nga rajoni kanë rritje të konsiderueshme ekonomike ndërsa ekonomia e Maqedonisë bindshëm është në vend të fundit me rritje prej 2.05%.

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se LSDM nuk është e aftë dhe nuk dinë si të krijojnë klimë biznesore.

“Katastrofa ekonomike që e udhëheq LSDM në Maqedonia duhet të ndalojë. Qytetarët nuk guxojnë të jetojnë në varfëri. Për këtë shkak LSDM duhet të ikë. Republika e Maqedonisë dhe qytetarët e Maqedonisë meritojnë më mirë”, thuhet në fund të njoftimit të partisë maqedonase opozitare VMRO-DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat