Kapen në aeroport dy persona nga Shqipëria me letërnjoftime të rreme greke

Maqedonia

Kapen në aeroport dy persona nga Shqipëria me letërnjoftime të rreme greke

Më: 10 mars 2019 Në ora: 12:18
Aeroportin i Shkupit

Dy persona, shtetas të Republikës së Shqipërisë mbrëmë në aeroportin e Shkupit janë kapur me letërnjoftime të rreme greke.

Siç njoftojnë nga policia, njëri prej tyre, E.L pas kontrollit ka pranuar se letërnjoftimi ka qenë i falsifikuar dhe se e ka blerë nga një person i panjohur në Shqipëri për 1000 euro. 26 vjeçari E.L ëshë privuar nga liria.

Në rastin e dytë, me letërnjoftim të rremë ka udhëtuar personi H.A, i cili është arrestuar nga zyrtarët policorë. Pas kontrollit të kryer, tek ai është gjetur letërnjoftimi shqiptar me emër të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat