Në UNT përleshja fizike mes profesorëve !?

Maqedonia

Në UNT përleshja fizike mes profesorëve !?

Më: 10 mars 2019 Në ora: 12:33
Universitetit ‘Nënë Tereza’

Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se në seminarin e mbajtur për kuadër mësimorë të Universitetit ‘Nënë Tereza’ ka ardhur deri tek përleshja fizike mes profesorëve.

Nga arsye ende të panjohura në mes të seminarit, dekani i fakultetit të ndërtimtarisë docent I.I e ka fyer kolegun e tij profesorin A.C duke i bërë thirrje që të del jashtë sallës që të lajnë hesapet mes tyre.

Bashkë me ato, jashtë sallës 301 (kati i tretë i ndërtesës së SSM) kanë dalë dhe të punësuar tjerë.

Pas disa minutave përleshje verbale mes tyre, dekani I.I e sulmon fizikisht profesorin A.C.

Për fat të keq, disa persona i kanë ndihmuar dekanit në përleshjen fizike kundër profesorit, por për fat të mirë përleshja fizike ka përfunduar pa ndonjë pasojë të rëndë ndaj profesorit të sulmuar.

Si rezultat i sulmit fizik profesori A.C ka ngritur padi penale kundër sulmuesve në gjykatën themelore në Shkup, ndërsa procedura është në vijim.

Këtë incident rektori Aziz Pollozhani mundohet që të mbajë fshehur dhe nuk lejon që të bëhet publike që të mos ulë rejtingun të cilin edhe ashtu e ka shumë të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat