Dimovski: Mund të mbështes vazhdimin e punës së PSP-së

Maqedonia

Dimovski: Mund të mbështes vazhdimin e punës së PSP-së

Më: 10 mars 2019 Në ora: 12:52
Ilija Dimovski

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në intervistën për “Radio Evropa e Lirë” tha se “nëse bëhet sistem ku do të garantohen të drejtat e njeriut dhe sundimi i së drejtës, unë do të mendohesha dhe do ta jap mbështetjen për vazhdimin e PSP-së”.

Dimovski thotë se anëtarësimi në NATO nuk varet nga PSP duke shtuar se procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO shkon me tempo të përshpejtuar.

“Mendoj se mund të kemi sukses dhe të kemi rekord, nëse jo, do të ishim diku kah rekordi i deritashëm prej nëntë muajsh dhe kjo është mirë dhe duhet të mbështetet dhe me pjesëmarrjen time në atë proces jap shembull”, tha Dimovski.

Dimovski thotë se edhe pse është te lëndët e PSP-së, po mundohet të formojë qëndrim që do të thotë mbështetje për vazhdimin e funksionimit të PSP-së.”Ashtu si në Kuvend dhe në gjyqësi, në arsim, ashtu edhe në PSP, mendoj se ka njerëz cilësor dhe jocilësorë dhe procedura jocilësore. Edhe ne miratojmë ligje të mira dhe të këqija,disa nga lëndët e PSP-së janë të bazuara nga dëshmi serioze, disa janë politike|, tha mes tjerash Dimovski. Ai tha se nuk ndihet fajtor për të cilën PSP e akuzon.

Për marrëveshjen e Prespës, Dimovski thotë se nuk ka ndryshuar qëndrimin se marrëveshja e Prespës është e dëmshme, por nuk e konteston qëllimin e marrëveshjes.

“Mua më pengon euforia që pushteti e shfaq me marrëveshjen e Prespës, nga aspekti i asaj se ky është akti më i madh patriotik, nga aspekti se kjo është marrëveshja që është mundur të arrihet. Jo. Duhet të jemi të sinqert me qytetarët, kjo është e vështirë për shtetin”, tha Dimovski duke shtuar se megjithatë Republika e Maqedonisë mund të sigurojë perspektivë dhe të ardhme më të mirë si anëtare e NATO-s dhe BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat