Ganiu: Do të ndërtohen 6 parkingje!

Maqedonia

Ganiu: Do të ndërtohen 6 parkingje!

Më: 10 mars 2019 Në ora: 13:09

Fadil Ameti jeton në Fushë Tophanë 50 vite. Ai thotë se është ndërtuar shumë në zonën e Çairit, por se mungon pastërtia. Ai thotë se në të kaluarën ska pasur shumë ndërtime por ka qenë më pastër.

“Me siguri është pak ma mirë, ka ndërtime. Lagjja është ndërtu. Parqet janë më të rregulluara. Mungon pastërtia. Mua më duket se atëherë ka pasur më tepër pastërti. Pastëtia rreth parqeve, ajo na mungon”, deklaroi Fadil Ameti.

Eko-aktivisti Afrim Osmani thotë se institucionet kompetente duhet t’i gjobisin qytetarët për shkatërrim të gjelbërimit. Ai sugjeron që të ketë më pak ndërtime të objekteve por më shumë parqe dhe gjelbërime.

“Ndërtimtaria është një ndër shkaqet kryesore për prishjen e këtyre parqeve, gjelbërimeve, prerjes së drunjëve. Një herë e përgjithmonë duhet të pastrohet edhe çështja e ndërtimeve, ndërtimeve të reja, çështja e ndërtimtarisë, që paraqitet si një nga faktorët kryesorë të prishjes së rendit të zonave të gjebërta”tha Afrim Osmani.

Nga ana tjetër në mungesë të parkingjeve, qytetarët parkojnë automjetet e tyre në vendet me gjelbërm.

“Qytetarët kanë uzurpuar vendet me gjelbërime me veturat e tyre, pasi që ka mungesë të parkingjeve. Kryetari i komunës së Cairit premton se do të ndërtojë parkingje të reja”, Arbana Q. Klimenta.

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu thotë se prej në qershor do të fillohet me ndërtimin e parkingjeve në këtë komunë. Në parking do të jetë në rrugën Cvetan Dimov, një parking tek Plastikat, një tek Xhamia e Isa Beut dhe një te teatri shqiptar në Bit Pazar.

“Në të ardhmen do të jemi shumë më rigoroz në këtë aspekt. Edhe tash parqet që i kemi renovuar cdokush q ëka tentuar të dëmton apo të hyjë me veturë, ne të gjitha rastet i kemi lajmëruar në polici dhe kemi marrë masa dhe dënime për ato persona. Cdo investim që e bëjmë është mirë ta ruajmë pasiqë kjo behët për të mirën e popullatës tonë”,Visar Ganiu

Në komunën e Çairit janë regulluar mbi 6 parqe dhe është investuar mbi dy milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat