Nesër protestë për miratimin e menjëhershëm të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi

Maqedonia

Nesër protestë për miratimin e menjëhershëm të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi

Më: 10 mars 2019 Në ora: 13:12
Kuvend i MV

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut të Republikës së Maqedonisë nesër nga ora 10:00 para Kuvendit do të protestojë me kërkesë për miratimin e menjëhershëm të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

“Ju bëjmë thirrje deputetëve të partive më të mëdha politike të shumicës, LSDM dhe BDI, menjëherë ta miratojnë Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, në seancë kuvendare të hënën”, thuhet në njoftimit të rrjetit kombëtar për luftimin kundër homofobisë dhe transfobisë.

Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi më shumë se 8 muaj është i bllokuar në Kuvend.

Nga Komiteti I Helsinkit e dënuan retorikën që e përdorin deputetët nga VMRO-DPMNE, sepse me atë, siç thonë ata, jo vetëm që i etiketojnë bashkësitë e margjinalizuara, por nxisin diskriminim dhe dhunë ndaj tyre.

“Ju bëjmë thirrje gjithë qytetarët që kanë zero tolerancë për diskriminim të na bashkohen që bashkërisht t’i rikujtojmë të zgjedhurit e popullit se të drejtat e qytetarëve nuk duhet të kushtëzohen nga qëndrimet personale dhe lojërat partiake”, shtohet në njoftim.

Propozim-ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi ndalon diskriminim në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes, përkatësisë etnike kombëtare, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, gjuhës, shtetësisë, prejardhjes sociale, arsimit, fesë apo besimit fetar, bindjes politike, moshës, gjendjes martesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat