A do të ketë konsensus rreth statusit të ri të PSP-së?

Maqedonia

A do të ketë konsensus rreth statusit të ri të PSP-së?

Më: 10 mars 2019 Në ora: 15:21
PSP

Zaev dhe Mickoski sot në takim do të caktojnë fatin e PSP-së. Propozim-ligji i ri për prokurorinë e Katica Janevës është një nga arsyet kryesore të takimit në Qeveri.

Mickoski në takim vjen pasi disa ditë më parë për mediat deklaroi se sipas tij, PSP nuk i ka përmbushur pritjet, dhe tha se mbesin me qëndrimin se prokurori publik duhet të zgjidhet me propozimin e opozitës. Kryeministri në disa raste deklaroi se pret që ligji për PSP-në të miratohet me konsensus.

Për miratimin e ligjit që rregullohet statusi i PSP-së është e nevojshme shumica prej dy të tretave, e që shumica kuvendare ende nuk e ka siguruar.

Me ligjin e ri parashihet që PSP në të ardhmen të jetë pjesë e PThP-së, dhe të hetojë profile të larta të korrupsionit dhe të hetojë funksionarë të emëruar apo të zgjedhur. Ato hetimi dhe lëndë për të cilët nuk ka kompetencat do t’i ndërmerr prokuroria e rregullt.

Risia kyç në ligj është që PSP të marrë kompetenca të vazhdojë të udhëheq lëndët që i hapi pas qershorit të vitit 2017 ndërsa në këto hetime PSP nuk do të mund të shfrytëzoj të ashtuquajturat bomba si dëshmi.

Miratimi i ligjit për PSP-në do të ndikojë te bisedimet me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat