Moti në Maqedoni e Veriut gjatë ditëve në vijim

Maqedonia

Moti në Maqedoni e Veriut gjatë ditëve në vijim

Më: 10 mars 2019 Në ora: 15:51
Reshje të shiut

Siç njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, nesër nga pasditja, do të rriten vranësirat ndërsa gjatë mesnatës, si dhe gjatë ditës së martë moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut.

Te pjesët më të larta malore posaçërisht në perëndim do të ketë reshje të borës dhe do të formohet mbulesë bore.

Do të fryjë mesatare perëndimore, ndërsa temperaturat ditore do të bien dukshëm.

Nga e mërkura moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe me rritje të temperaturave, ndërsa të enjten do të ketë kushte për reshje të shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat