Pluhur dhe gropa, rruga në Butel e shkatërruar më shumë se 5 muaj

Maqedonia

Pluhur dhe gropa, rruga në Butel e shkatërruar më shumë se 5 muaj

Më: 10 mars 2019 Në ora: 20:10
Butel

Rruga “Butelska” është në këtë gjendje më shumë se 5 muaj.

Me këtë problem po përballen banorët e Butelit por edhe kalimtarët e vendeve tjera. Banorët thonë se kjo rrugë është shumë e frekuentuar mirëpo që nga heqja e asfaltit për të shtruar gypat e ujërave të zeza është shndërruar në një zonë me ambient të ndotur.

Ankesa për mos rregullimin e kësaj rruge kishin edhe bizneset që gravitonin në atë rrugë duke theksuar se përveç pluhurit që thithim çdo ditë ka rënë edhe numri i blerësve.

“Është ulur përfitimi. Po ngulfatemi ka shumë pluhur dhe duhet patjetër të bëhet diçka. Kjo është katastrofë dhe ka një kohë të gjatë që është kështu ndoshta 8 muaj. Nuk kemi as fitime për kot qëndrojmë këtu dhe plus na është bërë dëm dhe këtë vit jemi katastrofë dhe mos dhashtë zoti vit të tillë”, theksoi një shitëse.

“Kjo ka kohë që është kështu që nga viti i kaluar. Na pengon shumë por nuk kemi çfarë të bëjmë kështu është gjendja. ‘’ Të mëdhenjtë e bëjnë të vegjlit e vuajnë’’. Premtime ka pasur gjithmonë që kur ka filluar që të bëhet duhet të ketë edhe premtime që do të bëhet, por kjo është pikëpyetje”, u shpreh një banorë i Butelit.

“Po normal që na pengon nëse eventualisht e shikon kryetari i komunës do i kisha rekomanduar që të ndalet këtu t’i kaloj 8 orë me mëngjes dhe darkë me familje dhe ta shohim nëse pengon ose jo”, potencoi banori i Butelit.

“Shumë na pengon pluhuri sidomos na pengon shumë autobusët bëjnë pluhur shumë nuk mund të marrim frymë”, tha një i ri nga Buteli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat