Filloi takimi mes kryeministrit Zaev dhe kryetarit të opozitës maqedonase Hristijan Mickoski

Maqedonia

Filloi takimi mes kryeministrit Zaev dhe kryetarit të opozitës maqedonase Hristijan Mickoski

Më: 10 mars 2019 Në ora: 20:55
Zaev dhe Mickoski

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut filloi takimi mes kryeministrit dhe kryetarit të LSDM, Zoran Zaev me kryetarin e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski.

Në takim, siç njoftoi më herë kryeministri Zaev, do të bisedohet për zgjedhjet presidenciale, ligjet reformuese që janë në interes shtetëror.

“Të bëjmë gjithçka që mundemi që në qershor të marrim datë për hapjen e bisedimeve me BE-në”, tha Zaev.

Krahas zgjedhjeve presidenciale dhe ligjeve reformuese, Mickoski tha se do të bisedohet për Propozim-ligjin për PSP-në dhe se do të kërkojë zgjedhje të parakoshme kuvendare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat