Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 11 mars 2019 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Në vendet më të larta malore do të ketë kushte për reshje të shiut dhe borës.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -2 deri 4 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 5 deri 10 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ndryshueshëm, ndërsa pas të mërkurës do të stabilizohet dhe do të ketë rritje të temperaturave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat