Maqedoni, edhe katër ditë afat për shqyrtim të Listës zgjedhore

Maqedonia

Maqedoni, edhe katër ditë afat për shqyrtim të Listës zgjedhore

Më: 11 mars 2019 Në ora: 10:03
KShZ

Më 14 mars skadon afati për shqyrtim të Listës zgjedhore dhe paraqitja për votim të diasporës.

Më këtë datë përfundon edhe paraqitja e kërkesave të qytetarëve për regjistrim, plotësim apo pastrim të të dhënave të listës zgjedhore.

Nga KSHZ-ja bëjnë thirrje të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të shqyrtojnë të dhënat e tyre, këtë ta bëjnë në faqen zyrtare të KSHZ-së dhe në njësitë lokale si dhe zyrat e KSHZ-së.

Lista me adresa të njësive lokale, zyrat të KSHZ-së dhe të tjera informacione më të detajuara munden të gjenden në web-faqen zyrtare të KSHZ-së.

Kërkesat për regjistrim, plotësim apo pastrim të të dhënave në Listën zgjedhore qytetarët munden të parashtrojnë vetëm në njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së.

Rrethi i parë për zgjedhjet e gjashta me radhë presidenciale është caktuar më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë më 5 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat