Gjendja e rrugëve të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Gjendja e rrugëve të Maqedonisë së Veriut

Më: 11 mars 2019 Në ora: 10:13
Intensiteti i komunikacionit

Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa kryesisht nëpër rrugë të thata. LAMM informon se autostrada Miladinovci – Shtip, pjesa Miladinovci – Kadrifakovo dhe Kadrifakovo – Miladinovci nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë bëhen kontrolle nga karakteri i sigurisë. Apelojmë tek të gjithë shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM apelon deri tek pjesëmarrësit në komunikacion për lëvizje të kujdesshme në këtë pjesë, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit për shkak të fillimit dhe ndërmarrjes së aktiviteteve ndërtimore.

Nga 15 nëntori ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedimin e obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen e motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2019.

LAMM i paralajmëron vozitësit të kenë kujdes dhe tu përmbahen udhëzimeve nga sinjalizimet e sapo vendosura në komunikacion.

LAMM u bën apel pjesëmarrësve në trafik për lëvizje të kujdesshme në këtë aks rrugor përshtatjen e shpejtësisë dhe respektimin e sinjalizimit të vendosur kohor për shkak të fillimit të aktiviteteve ndërtimore.

Informacione për lëvizje nëpër JASEN.

Aksi rrugor i cili e lidh qytetin e Shkupit me Makedonski Brodin.

Shkup në drejtim të Makedonski Brodit

Shkup në drejtim të Makedonski Brodit ora 07:30 – 08:30 dhe  ora 14:30 – 15:30

Makedonski Brod në drejtim të Shkupit  ora 06:00 – 07:00  dhe ora 16:00 – 17:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat