LSDM: Ekonomia po lëvizë në drejtim të duhur

Maqedonia

LSDM: Ekonomia po lëvizë në drejtim të duhur

Më: 11 mars 2019 Në ora: 10:51
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se parametrat ekonomik dëshmojnë se ekonomia po lëvizë në drejtimin e duhur.

Ata thonë se konfirmim për këtë është rritja e bruto prodhimit vendor prej 3,7 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2018.

“Në periudhën e njëjtë, shkalla e papunësisë është ulur më 19,4 për qind që është minimum historik. Vetëm vitin e kaluar janë hapur 26.000 vendet të reja pune të paguara mirë, ndërsa janë vërejtur edhe vlerë rekorde e investimeve të huaja prej 624,5 milionë euro”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja mbetet e përkushtuar në zbatimin e politikave që qëndrueshme cilësore ekonomike që sigurojnë vende të reja pune dhe paga më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat