Tevdovski: Me Ligjin e ri për furnizime publike përmirësohet kyçja e ndërmarrjeve të vogla

Maqedonia

Tevdovski: Me Ligjin e ri për furnizime publike përmirësohet kyçja e ndërmarrjeve të vogla

Më: 11 mars 2019 Në ora: 11:34
Dragan Tevdovski

“Me Ligjin e ri për furnizime publike, që do të fillojë prej prillit, vendosen një varg sërë masash, të cilat i përmirësojnë kushtet për kyçjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në furnizimet publike, për shkak se ato janë shtylla kurrizore e ekonomisë”, thotë ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

“Nga njëra anë, hyrja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në furnizimet publike, u mundëson organeve kontraktuese ta zgjerojnë bazën e ofruesve potencial dhe t’i ndjejnë efektet pozitive nga konkurrenca më e madhe. Nga ana tjetër, krijohet kundërpeshë e lojtarëve dominues në treg”, thotë Tevdovski.

Ai shtoi se me ligjin zvogëlohen harxhimet administrative për pjesëmarrje, që është me kuptim të veçantë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Krahas asaj, me ligjin vendoset edhe mundësia për pagesë të drejtpërdrejtë të nënrealizuesve, që më së shpeshti janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Nëse nuk është e paraparë pagimi i drejtpërdrejtë, organi kontraktues kërkon nga bartësi i furnizimit të lë dëshmi se e ka paguar nënrealizuesin në afat prej 60 ditëve nga dita e pagesës së faturës së organit kontraktues”, sqaron Tevdovski.

Ai ka thënë se Ligji i ri për furnizime publike i mbron të drejtat e punëtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat