Aksidenti i autobusit, padi penale për një 31-vjeçar nga Kumanova që ka shpërndarë gjuhë të urrejtjes

Maqedonia

Aksidenti i autobusit, padi penale për një 31-vjeçar nga Kumanova që ka shpërndarë gjuhë të urrejtjes

Më: 11 mars 2019 Në ora: 11:40
Foto: Aksidenti

Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar padi penale për gjuhë të urrejtjes kundër 31-vjeçarit nga Kumanova, pasi që i njëjti nëpër rrjete sociale ka shpërndarë materiale raciste dhe ksenofobe në lidhje me aksidentin tragjik të autobusit në rrugën Shkup-Tetovë, në të cilin humbën jetën 15 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

“Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka dorëzuar padi penale kundër një personit V.S. (31) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Shpërndarje të materialeve raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik” në lidhje me aksidentin e autobusit në fshatin Llaskarcë”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat