Pendarovski: Nuk ndjehem i rrezikuar, kam besim tek institucionet

Maqedonia

Pendarovski: Nuk ndjehem i rrezikuar, kam besim tek institucionet

Më: 11 mars 2019 Në ora: 12:21
Stevo Pendarovski

Kandidati për president i LSDM-së Stevo Pendarovski ka theksuar se nuk ndjehet i rrezikuar dhe se ka besim të plot tek institucionet e vendit. Sipas tij ai me denoncimin në SPB të ndjekjes së tij ka kryer detyrën qytetare.

“Ajo çështje, për mua është e mbyllur unë kam dërguar procesverbal në SPB Shkup, dhe kjo çështje u mbetet organeve të policisë, unë detyrën time si qytetarë e kam kryer, tani kjo mbetet në duart e organeve kompetente. Nuk dua ta komentoj më shumë, të mos jetë ky një lloj presioni mbi organet adekuate. Unë nuk frikësohem, unë kam besim të plotë tek institucionet e sistemit, por ishte ndjenjë jo e mirë dikush të të fotografoj”.

Pendarovski shpreson dhe pret një fushatë korrekte parazgjedhore edhe nga dy kandidatët e tjerë, Blerim Reka dhe Gordana Siljanovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat