Gurë, kontejnerë dhe gjësende të ndryshme: Vandalët me metoda “inovative” i shkatërrojnë trenat

Maqedonia

Gurë, kontejnerë dhe gjësende të ndryshme: Vandalët me metoda “inovative” i shkatërrojnë trenat

Më: 11 mars 2019 Në ora: 13:17
Foto Ilustrim

Nuk ka fund hedhja e gurëve nëpër trenat në lëvizje dhe vendosja e gjësendeve të ndryshme nëpër hekurudha. Për më pak se një muaj, dy herë janë gurëzuar trena në Shkup, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Gjatë fundjavës është lënduar një shofer i trenave pasi janë hedhur gurë në trenin në vendbanimin Veri të Shkupit.

Para tre javësh, treni Shkup- Kërçovë është gurëzuar në hekurudhën mes Sarajit dhe Kondovës.

Nga Hekurudhat e Maqedonisë – Transport thonë se në shtatë muajt e parë të vitit 2018 kanë janë regjistruar 8 rase të përpjekjeve të suksesshme për dëmtimin e trenave. Vandalët gjejnë mënyra të reja që ta shkatërrojnë qarkullimin hekurudhor, dhe kështu nëpër hekurudha vendosin gurë të mëdhenj, tulla, kontejnerë të plastikës dhe gjësende të tjera.

“Ka pasur raste të gurëzimit në  Veri të Shkupit, Saraj, Radushë dhe Draçevë dhe vendosje të gjësendeve të ndryshme në hekurudhat mes Gjevgjelisë dhe Smokvicës e tij”, thonë për Meta.mk nga Hekurudhat e Maqedonisë, Transport.

Përkundër asaj që shkatërrohen trenat në lëvizje, gurëzimi i trenave dhe pengesat në hekurudha e kërcënojnë sigurinë në komunikacionit hekurudhor. Nga Hekurudhat e Maqedonisë – Transport për “Meta.mk” theksojnë se incidentet e tilla shkaktojnë harxhime shtesë në punën e tyre, ndërsa treni largohet nga qarkullimi për shkak riparimit. Përpjekjet për shkatërrim zgjasin me vite dhe gjatë atyre ka ndodhur që udhëtarët ose të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë të lëndohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat