Shilegov: Shkupi hyn në sezonin intensiv të ndërtimeve

Maqedonia

Shilegov: Shkupi hyn në sezonin intensiv të ndërtimeve

Më: 11 mars 2019 Në ora: 14:18
Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, sot ka kryer inspektim në punët ndërtimore që po zhvillohen në rrugën “Bratforska”, me ç’rast theksoi se , Shkupi hyn në një sezon ndërtimi intensiv.

“Deri në fund të marsit do të kemi një rrugë të re të rikonstruktuar, të sigurt për lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, duke marrë parasysh atë që kryejmë meremetim të plotë të rrugës dhe të trotuareve”, theksoi Shilegov, me rastin e rikonstruktimit të rrugës “Bratforska”.

Theksoi se në periudhën e ardhshme do të kryhet rikonstruktimi i plotë i bulevardeve “Partizanska”, “Kërste Misirkov” dhe “Asnom”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat