A do të ketë retorikë nacionaliste gjatë fushatës presidenciale?

Maqedonia

A do të ketë retorikë nacionaliste gjatë fushatës presidenciale?

Më: 11 mars 2019 Në ora: 14:28
Fushatë

Ciklet e fundit zgjedhore qoftë ato parlamentare apo lokale në Maqedoninë e Veriut janë karakterizuar me retorikë të ashpër nacionaliste. Çdo herë në momentet kur përbërja qeveritare dhe ajo kuvendore i ka numëruar ditët e fundit, foltoret e të njëjtave "dhunohen" nga politikanë me retorika të ashpra nacionale. Por çfarë retorike do të mbisundoj gjatë kësaj fushate presidenciale në vendin tonë? A do të jetë njejtë si në të kaluarën.

Ish kandidati për President, Zudi Xhelili në një prononcim për Zhurnal thekson se tani kanë ndryshuar shumë gjëra dhe kjo fushatë pritet të jetë me maturi të theksuar nga kandidatët. Sipas tij në këtë fushatë do të përballen dy koncepte, ai pro marrëveshjes së Prespës dhe tjetra që është kundër. 

"Me kalimin e kohës kanë ndryshuar shumë gjera edhe në proçeset zgjedhore. Nëse dikur fushatat parazgjedhore janë karakterizuar me retorika te ashpra nacionaliste, si dhe me akuza e ofendime te shumta, kjo fushat pritet të jete me maturi të theksuar dhe të jete një përballje e argumentuar mes dy koncepteve. Njëri koncept që promovojnë partitë politike qeveritare, koncepti qe mbeshteti marrveshjen e Prespës dhe tjetri koncept ai i opozites maqedonase kunder kesaj marrveshje. Realisht dallimet janë thelbsore për të patur retorikë të ashpër mes tyre, por pritet që  kandidatët janë të matur në prezentimet e tyre", ka deklaruar për Zhurnal, ish kandidati për President, Zudi Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat