Ndihma e Shpejtë në Shkup, punësimet e reja do të realizohen pas zgjedhjeve presidenciale

Maqedonia

Ndihma e Shpejtë në Shkup, punësimet e reja do të realizohen pas zgjedhjeve presidenciale

Më: 11 mars 2019 Në ora: 15:10
Ndihma Mjekësore e Shpejtë

Plotësimi i ekipit mjekësor të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup, pritet të realizohet pasi të përfundojnë zgjedhjet presidenciale, edhe pse për të njëjtën ka pasur dy konkurse paraprakisht. Zëdhënësja, Shpresa Asani për Portalb.mk, njoftoi se bëhet fjalë për 7 punësime.

“Në lidhje me këtë. Kishte dy konkurse për punësim, por meqë jemi në proces zgjedhor, nuk kemi të drejtë të realizojmë punësime. Kështu që presim të përfundojë ky cikël, dhe më pas do të realizohen punësimet. Në konkursin e parë ishin 5 punësime, në të dytin 2. Konkurset ishin për tërë Shtëpinë e Shëndetit të Shkupit, dhe pasi të realizohen, shpërndahen aty ku ka më shumë nevojë, dhe këtu është edhe Ndihma Mjekësore e Shpejtë. Konkursi ishte për personel mjekësor dhe personel ndihmës teknik”, tha Asani.

Se do të ketë punësime të reja që të plotësohet numri i ekipit mjekësor të Ndihmës së Shpejtë, premtuan dy drejtorët e Shtëpisë së Shëndetit të Shkupit, Zllate Mehmedoviq dhe Besim Koka në intervistën e realizuar nga Portalb.mk. Ata thanë se planifikojnë të angazhojnë 40 mjekë të rinj, nga të cilat gjysma do të angazhohen në Ndihmën e Shpejtë. Nga ana tjetër, në Shtëpinë e Shëndetit të Velesit janë punësuar pesë mjek të rinj.

Nga Ministria e Shëndetësisë, për shërbimin e Ndihmës së Shpejtë, në rrjedhë është procedura e porositjes së 12 autoambulancave, që duhet të përfundojë më së voni më 4 prill dhe realizimi i analizës së fizibilitetit, për të cilën nuk dihet se cila ndërmarrje është duke e realizuar, edhe pse thirrja edhe ka përfunduar më 14 nëntor të 2018-s.

Në analizën që e realizoi Portalb.mk për shërbimin e Ndihmës së Shpejt, për intervenime duhet të bëhen në shtëpitë e shëndetit ku kanë autoambulanca të amortizuara dhe të vjetërsuara, dhe ku ka numër të ekipeve dhe të autoambulancave që nuk korrespondon me numrin e popullsisë, si: Kërçova, Probishtipi, Kumanova, Gostivari, Koçani dhe Dibra. Të njëjtat shtëpi edhe kanë kërkuar autoambulanca dhe ekipe shtesë. Sipas të dhënave, gjatë vitit 2018-të 6 milionë denarë janë shpenzuar për mirëmbajtjen e 40 autoambulancave, nga tetë shtëpi të shëndetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat