VMRO-DPMNE: Pendarovski po manipulon me opinionin

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Pendarovski po manipulon me opinionin

Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:06
VMRO-DPMNE

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE akuzojnë kandidatin e pushtetit për president, Stevo Pendarovski për, siç thonë nga atje, manipulim me opinionin.

“Pohimet se ai po ndiqet tregon se ai po trembet nga humbja në zgjedhje me ç’ka është i detyruar të nxjerrë teza të cilat do t’i përdorte si alibi. Oliver Spasovski dhe MPB duhet të tregojnë se cili shërbim sekret e ndjek Pendarovskin”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Nga atje thonë se nëse ata nuk kanë dëshmi të tregojnë haptazi se Pendarovski gënjen dhe e frikëson opinionin për shfrytëzim personal politik. Institucionet nuk duhet të jenë vegël për shpëtimin e pushtetit i cili po shkon në humnerë.

“Qytetarët nuk i besojnë Pendarovvski. Ai është Zaevi i dytë, nxjerr fjalë, gënjen. Pendarovski është edhe një politikanë i cili nuk ka për qëllim të respektoj Kushtetutën dhe ligjet”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat