Shkaqet e aksidentit në Llaskarcë, ende enigmë - Bota Sot
Shkaqet e aksidentit në Llaskarcë, ende enigmë

Maqedonia

Shkaqet e aksidentit në Llaskarcë, ende enigmë

Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:10
Foto: Aksidenti

Shkaqet e aksidentit tragjik të autobusit në Llaskarcë mbeten enigmë, edhe pse kanë kaluar gati një muaj nga dita kur ndodhi. Të gjitha organet e përfshira në hetim, qëndrojnë hermetikisht të mbyllura duke na udhëzuar që për informata dhe detaje të raporteve të tyre të drejtohemi në Prokuroi. Por edhe organi ndjekës gjithashtu heshtë, me arsyetimin se procedura ende është në fazë para-hetimore dhe siç thonë, çdo shpërndarje të informacioneve në këtë fazë, përbën shkelje të kodit penale.

Në Prokurorinë themelore publike ka arritur raporti dhe mendimi i Fakultetit të Makinerisë për gjendjen teknike të autobusit, si dhe raporti i nga Fakulteti i Elektroteknik për funksionimin e tahografit. Pritet që të arrijë edhe raporti i ekspertizës së komunikacionit që e punojnë persona profesionistë në Byronë për ekspertiza gjyqësore. Në këtë fazë të procedurës, Prokuroria Publike nuk mund të ndajë detaje me opinionin nga ekspertizat e bëra”- tha Prokuroria Themelore Publike.

MPB-ja së fundmi në Prokurori ka dorëzuar padi penale kundër një personi nga Kumanova, për gjuhë të urrejtje, në lidhje me rastin e aksidentit të autobusit.

Ministria për Punë të Brendshme ka dorëzuar padi penale kundër një personin me iniciale V.S. 31 nga Kumanova, për shkak të për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Shpërndarje të materialeve raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik”- thonë nga  Ministria e Punëve të Brendshme

MPB në Prokurori ka raportuar edhe për gjashtë raste të tjera në lidhje me të njëjtën vepër penale për gjashtë persona të njohur në opinion. Aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë ndodhi më 13 shkurt, ku si pasojë e rrokullisjes së autobusit të “Durmo Turs”  humbën jetën 16 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...