Ka kohë të mjaftueshme që Ligji për Prokurorinë Speciale të harmonizohet dhe miratohet para fillimit të fushatës për presidencialet. Kështu vlerëson eksperti Temelko Ristevski, i cili thotë se PSP-ja i duhet patjetër Maqedonisë së Veriut. Profesori universitar shton se sistemi gjyqësor aktual është i papërshtatshëm për shoqërinë evropiane dhe mos miratimi i tij mund ta pengojë marrjen e datës për ne BE.
“Mendoj se do të arrihet të miratohet ligji për Prokurorinë Publike Speciale, përkatësisht ndryshimet dhe plotësimet në ligjin aktual. Ka njerëz në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetë edhe të opozitës që duan ta shohin vendin në familjen e madhe Evropiane, si anëtare të BE-së. Njerëz progresiv që mendojnë në mënyrë progresive.
Mendoj se do të gjendet zgjidhje dhe do të sigurohet shumicë e duhur e dy të tretës për ta miratuar ligjin. Nëse nuk miratohet ky ligj mund të ketë probleme me BE-në. BE kërkon sistem të përshtatshëm, sistem në masën maksimale të lirë nga keqpërdorimet në pushtet. Këtë sistem dhe shoqëri që e kemi tani nuk është i përshtatshëm për shoqërinë evropiane”, tha Temellko Ristevski, ekspert.