Interpelanca për Spasovskin, VMRO-ja me një sërë akuzash

Maqedonia

Interpelanca për Spasovskin, VMRO-ja me një sërë akuzash

Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:26
Oliver Spasovski

Interpelanca për Ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski, përplasi ashpër deputetët e pushtetit dhe opozitës maqedonase. Nga VMRO-DPMNE, akuzuan Spasovskin se po e keqpërdor këtë ministri në interes të partisë si dhe duke u dhënë tenderë personave të afërm të tij. Në kundërpërgjigje, Spasovski, deklaroi se keqpërdorim të MPB-së ka bërë VMRO-DPMNE. Ai tha se e ka marrë ministrinë me 30 milion euro borxh, ndërsa ka gjetur tenderë për higjienë dhe automobila, ku janë bërë keqpërdorime të parave.

Spasovski realizoi furnizim milionësh të dyshimtë me krim, të 40 automjeteve për nevojat e MPB-së. Oliver Spasovski pa tender i ndau një milion euro një kompanie nga Kumanova e tij, që është donatore e LSDM-së”- tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Ministrja juaj ka lidhur marrëveshje për mirëmbajtje për higjienë në hapësirat e MPB-së për 96 milion denarë. Në tender që është zbatuar gjatë udhëheqjes sime, me sipërfaqe të rritur për dy mijë metër katror, ndërsa çmimi është 45 milion denarë. Një milion euro çdo vit keni vendos në xhep ose në arkën partiake vetëm nga higjiena. Ministri juaj Çavkov, për 700 mijë euro, ka furnizuar 25 automjete, ose një automjet kushtonte 29 600 euro. Në kohën time, për 1 milion euro janë furnizuar 45 automjete ose me çmim prej 21 e 600 euro”- pohoi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Nuk munguan edhe akuzat për atë se kush e ka keqpërdorur policinë për të mbrojtur funksionarët partiak nga arrestimet.

Andaj mendoj se Boro Stojçev, ish-kryetar i Komunës së LSDM-së nga Novo Sella është shembulli i drejtësisë selektuese të MPB-së, të prokurorisë, të gjykatave dhe Qeverisë”- pohoi Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Ju personalisht shumë mirë e dini si me urdhër të VMRO-DPMNE-së, keqpërdorej policia. z. Milloshovski vetëm do u rikujtojë 24 dhjetorin, të hënën e zezë”-tha Goran Misevski, PRSD.

Interpelanca kundër ministrit të brendshëm Oliver Spasovski, nuk ka ngjallur interes për të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së. Këtë e dëshmoj prezenca e vogël e tyre në sallë. Ndërsa për të diskutuar janë paraqitur vetëm 12 deputetë. Diskutimi pritet të zgjasë deri në mesnatë. Më pas deputetët do të vendosin nëse Spasovski do të mbetet ministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat