Janë therrë me thikë dy persona në oborrin e një shkolle në Tetovë

Maqedonia

Janë therrë me thikë dy persona në oborrin e një shkolle në Tetovë

Më: 11 mars 2019 Në ora: 17:04
Foto Ilustrim

Dy persona janë therur me thikë nga një minoren 17-vjeçar nga fshati Veshallë e Tetovës pas një zënke e cila ndodhi dje në oborrin e një shkolle fillore në Tetovë, informojnë nga SPB Tetovë.

Sipas të dhënave të policisë, zënka është denoncuar dje rreth orës 16 e 40 minuta, ndërsa sipas denoncimit në të kanë marrë pjesë një 17-vjeçar dhe K.K. (18), dy persona nga fshati Veshallë e Tetovës dhe V.M. (20), I.M. (24) nga Tetova, si edhe A.I. (19) nga fshati Saraqinë e Tetovës.

Minoreni me gjësend të fortë personave V.M. dhe I.M. u ka shkaktuar plagë me thikë dhe është arratisur. Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku u është ofruar ndihmë mjekësore. I denoncuari 17-vjeçar është gjetur, i është marrë thika dhe është privuar nga liria, ndërsa K.K. është paraqitur vetë në Stacionin Policor – Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat