Prokuroria ka pranuar ekspertizën nga aksidenti tragjik në Llaskarcë

Maqedonia

Prokuroria ka pranuar ekspertizën nga aksidenti tragjik në Llaskarcë

Më: 11 mars 2019 Në ora: 17:13
Foto: Aksidenti

Ekspertiza e autobusit të aksidentuar në Llaskarcë është e gatshme. Ekspertiza ka arritur në prokurori, e cila do t’i  përpunojë të gjitha të dhënat e marra nga ekspertët, pas së cilave mund të mësojmë shkaqet e aksidentit.

Se çka shkruhet në to nuk zbulojnë nga prokuroria sepse është ende procedurë para hetimore. Para prokurorisë dëshmi kanë dhënë një numër i madh i udhëtarëve të cilët kanë qenë në gjendje të mirë, një pjesë për shkak të lëndimeve të rënda nuk kanë mundur të shkojnë të japin dëshmi.

“Prokuroria Publike nuk është në mundësi që të ndajë me opinionin dëshmitë e dëshmitarëve para prokurorit kompetent, si dhe përmbajtjen nga ekspertiza e bërë dhe dëshmitë tjera të mbledhura. Përkatësisht, veprimet e ndërmarra në procedurën para hetimore nga ana e prokurorit publik ose policia vlerësohen si të fshehta”, deklarojnë nga Prokuroria Publike, njofton televizioni “Telma”.

Në aksidentin tragjik që ndodhi në Llaskarcë në rrugën Shkup-Tetovë jetën humbën 15 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat