Dimitrov-Jonker: Pas zgjedhjeve presidenciale të vazhdohet me reformat në legjislacionin zgjedhor

Maqedonia

Dimitrov-Jonker: Pas zgjedhjeve presidenciale të vazhdohet me reformat në legjislacionin zgjedhor

Më: 11 mars 2019 Në ora: 20:19
Nikolla Dimitrov sot realizoi takim me shefen e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Cornelia Jonker

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov sot realizoi takim me shefen e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Cornelia Jonker.

Në takim, Ministri Dimitrov e njoftoi bashkëbiseduesen me situatën aktuale politike në vend dhe aktivitetet e reformave të Qeverisë në drejtim të përmirësimit të sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe të demokracisë. Dimitrov gjithashtu shprehu mirënjohjen për përgjigjen pozitive ndaj ftesës së nga ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Jonker duke paraqitur qëllimet e misionit vëzhgues, tha se përkundrejt vëzhgimit të procesit zgjedhor, Misioni nga afër do të monitorojë zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODHI-it, zbatimin e legjislacionit zgjedhor dhe fushatën zgjedhore në media sipas metodologjisë së ODHIR.

Nga të dyja anët u shpreh gatishmëria, që pas zgjedhjeve presidenciale të vazhdohen aktivitetet për reformimin e legjislacionit zgjedhor me mbështetje të ekspertëve të Organizatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat