Maqedoni, rritet interesimi për investim në energjinë e rinovueshme

Maqedonia

Maqedoni, rritet interesimi për investim në energjinë e rinovueshme

Më: 11 mars 2019 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Aleksandar Dedinec, bashkëpunëtor shkencor në ASHAM, i cili mori pjesë në krijimin e Ligjit të ri të Energjisë, sonte për televizionin “1TV”, sqaroi se një pjesë e madhe e akteve nënligjore janë përfunduat, ndërsa një pjesë tjetër po finalizohen.

“Republika e Maqedonisë si anëtare e bashkësisë energjetike ka definuar strategjinë për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit energjetik. Janë të detyruar të kenë një pjesë të caktuar të burimeve të rinovueshme në konsumin e energjisë finale bruto, ndërsa në të përfshihet edhe energjia e elektrike. Si do të realizohet përqindja, e cila për Republikën e Maqedonisë për vitin 2020 arrin 23% e burimeve të rinovueshme të konsumit final bruto të energjisë, varet nga politikat që do të zbatohen nga Qeveria. Tani jemi rreth 20% të burimeve të rinovueshme në konsumin final bruto, dhe këto projekte që promovon qeveria synojnë të arrijnë 23% të burimeve të ripërtërishme të konsumit final bruto të energjisë”, tha Dedinec.

Ai gjithashtu iu referua interesit të investitorëve për energjinë diellore për shkak të numrit të madh të ditëve të diellit në vend.

“Interesi është i njohur, gjatë miratimit të akteve nënligjore u pa interesi i madh i investitorëve. Pjesa më e madhe ishin vendas, por kishte edhe investitor të huaj”, tha Dedinec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat