Ahmeti: Përpjekjet e pranverës së ‘81 ndërtuan besimin e palëkundur të gjeneratave të tëra

Maqedonia

Ahmeti: Përpjekjet e pranverës së ‘81 ndërtuan besimin e palëkundur të gjeneratave të tëra

Nga: Z.B Më: 11 mars 2019 Në ora: 22:45
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti , përmes një postimi në Facebook ka kujtuar demonstratat e vitit 1981, përcjell “Bota sot”

Ai përmes këtj postimi ka shkruar se përpjekjet e pranverës së ‘81 ndërtuan besimin e palëkundur të gjeneratave të tëra ndër dekada që akoma e mbajnë frymën gjallë.

“38 vjet nga fillimi i rrënimit të ish Jugosllavisë dhe vijimi i përpjekjeve për liri, barazi dhe demokraci që kulminuan me luftërat çlirimtare.

Pavarësisht goditjeve, vrasjeve, burgosjeve ndër vite, nuk arritën dot ta ndërpresin vazhdimësinë e ketyre përpjekjeve deri ne çlirim.

Këto përpjekje të pranverës së ‘81 ndërtuan besimin e palëkundur të gjeneratave të tëra ndër dekada që akoma e mbajnë frymën gjallë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat