Vazhdon seanca për rastin “TNT”

Maqedonia

Vazhdon seanca për rastin “TNT”

Më: 12 mars 2019 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Në seancën e kaluar më 26 shkurt ka dëshmuar pala mbrojtëse. Avokati i ish-ministrit për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, i cili është në mesin e të akuzuarve për rrënimin e objektit “Kosmos”, lexoi raportet e ekspertëve për këtë çështje.
Sot përsëri duhet të dëgjohet dëshmitari Roska Paçevska. Ajo ka të përgatitur të gjitha vërejtjet për të gjithë dokumentet e lëndës.

Në dhënien të dëshmisë është thirrur edhe arkitekti, Miroslav Grçev, për të cilin mbrojtja ka kërkuar që të merret në pyetje.

Për lëndën “TNT” të akuzuar janë edhe Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Toni Trajkoski. Ata akuzohen se në vitin 2011 kanë kryer vepër penale “urrejtje politike” me rrënimin e objektit të Fijat Canoskit “Kosmos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat