LSDM: Mickoski dje pësoi edhe një debakël në Kuvend - Bota Sot
LSDM: Mickoski dje pësoi edhe një debakël në Kuvend

Maqedonia

LSDM: Mickoski dje pësoi edhe një debakël në Kuvend

Më: 12 mars 2019 Në ora: 11:02
LSDM

Nga partia në pushtet LSDM, thonë se dje lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka përjetuar një debakël të ri në Kuvend, ku vetëm 20 deputetë e kanë mbështetur interpelancën për Spasovski.

“Po bëhet gjithnjë më e qartë që Hristijan Mickoski nuk ka mbështetjen e grupit të vetë që përfaqëson, nga ajo që ka ngelur në OBRM-PDUKM”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga atje thonë se kjo konfirmoi se interpelanca kundër Oliver Spasovskit ka qenë e pabazë.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka humbur edhe një ditë për shkak të Hristijan Mickoskit, në vend që deputetët të fokusohen në reformat ligjore, në vendimet ligjore të cilat sjellin përfitime për qytetarët”, thonë nga LSDM.

Dje me 59 vota “kundër”, 20 “për” dhe 10 të përmbajtur, Kuvendi nuk kaloi interpelancën për ministrin për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski. Interpelanca ishte ngritur nga OBRM-PDUKM.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...