Ish-drejtori shpenzon një milion denarë për shpenzime të rrugës

Maqedonia

Ish-drejtori shpenzon një milion denarë për shpenzime të rrugës

Më: 12 mars 2019 Në ora: 13:54
MPB

Ish-drejtori shpenzon një milion denarë për shpenzime të rrugës

Publikuar E martë, 12 Mars, 2019 11:56

Ish drejtori i Drejtorisë për mbrojtje të materialeve të klasifikuara dhe informacion, me iniciale A.N pa dhënë urdhër që të sjellin rregullore dhe vendime ka shfrytëzuar paratë e buxhetit të drejtorisë që dedikohen për shpenzime rrugore dhe reprezentim, duke blerë gjëra që nuk kanë aspak lidhje me Drejtorinë në fjalë.

MPB hedh dyshime se në këtë mënyre nga fillimi i vitit 2015 deri në gusht të vitit 2017, ka shpenzuar mbi 1 milion denarë të cilat i ka shpenzuar për nevoja personale.

Gjithashtu ish-drejtori dyshohet se pa hapur procedurë paraprake për furnizim publik, me qëllim ka zvogëluar buxhetin për furnizime në 500 euro pa TVSh në bazë mujore, me mjete nga buxheti i Drejtorisë është kryer furnizim nga pesë kompani edhe atë u ka mundësuar që të pasurohen me 660.594 denarë.

Kundër tij MPB kanë ngritur padi penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat