Polici nga Tetova, tenton vrasjen e dy të rinjve me armë zyrtare - Bota Sot
Polici nga Tetova, tenton vrasjen e dy të rinjve me armë zyrtare

Maqedonia

Polici nga Tetova, tenton vrasjen e dy të rinjve me armë zyrtare

Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar nga armë zjarri pasi që mbrëmë, gjysmë ore para mesnate, drejt tyre ka shtënë një 25 vjeçar, pjesëtarë i MPB-së i cili nuk kishte qenë në detyrë.

Siç njoftuan nga MPB, F.V (26) dhe A.H (22), që të dy nga fshati Vejce i Tetovës, janë pranuar në spitalin e Tetovës me lëndime të shkaktuara me armë zjarri, ku pas seriozitetit të lëndimeve janë transferuar në klinikën e Shkupit.

Dhjetë minuta pas incidentit, 25 vjeçari, pjesëtarë i MPB-së N.H vetë është lajmëruar në stacionin policor në Tetovë, duke e pranuar se me armën zyrtare ka shtënë drejtë dy të rinjve.

Nga MPB informojnë se pjestari i policisë është mbajtur në stacionin policor dhe për rastin është njoftuar edhe Sektori për Kontroll të Brendshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...