Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore lëshon në përdorim Deskun e Shërbimeve për Anëtarësinë

Maqedonia

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore lëshon në përdorim Deskun e Shërbimeve për Anëtarësinë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 15:23
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore

Sot OEMVP promovoi shërbimin e saj të ri - Desku i shërbimeve për anëtarësinë, i cili do te veprojë si një qendër informative për kompanitë anëtare të Odës. Përmes këtij shërbimi, OEMVP do të Ju sigurojë anëtarëve të saj të gjitha informatat e nevojshme për hyrjen në tregjet e reja të huaja, qasjen në financa, çështjet lidhur me rregullativën e biznesit si dhe legjislacionin ligjor. Ky shërbim është zhvilluar me mbështetjen e Projektit USAID për zhvillimin e ekosistemit afartist i cili, ndër të tjerat, ofron mbështetje për organizatat mbështetëse të biznesit (odat, asociacionet dhe shoqatat) me qëllim të krijimit të kushteve adekuate për një zhvillim të qëndrueshëm dhe zhvillim të mjedisit të biznesit dhe ekonomisë kombëtare.

Oda, nga ana tjetër, me zhvillimin e shërbimit synon rritjen e qasjes të kompanive vendase në tregjet e huaja, duke promovuar burimin kombëtar dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të biznesit. Drejtori Ekzekutiv i Odës Drillon Iseni spjegoi rëndësinë e aktiviteteve të eksportit duke theksuar:

“Është për të ardhur keq nëse bizneset mikro, të vogla dhe të mesme të Maqedonisë nuk zgjerohen në tregjet lehtë të arritshme si Shqipëria dhe Kosova për shkak të mungesës së informatave të mjaftueshme. Ne jemi të sigurt se kompanitë tona kanë një përparësi konkurruese dhe për kete arsye ne vazhdimisht përpiqemi të gjejmë mundësi për të përfituar nga kjo përparësi. Sigurisht, shërbimi për anëtarët është vetëm një hap, një pikë kyçe nga e cila OEMVP do të vazhdojë të ofrojë një vlerë adekuate për të gjitha kompanitë anëtare dhe potenciale të Odës.”

Desku i shërbimeve për anëtarësinë do të ofrojë mbështetje më të madhe për mbi 100 anëtarë të oës, duke përfshirë bizneset rurale të cilat tradicionalisht lihen pas dore nga organizatat mbështetëse të biznesit. Nëpërmjet këtij desku, kompanitë do të kenë mundësi të gjejnë partnerë të mundshëm në tregjet e huaja, duke caktuar takime, vizita, panaire dhe marrjen e informacionit mbi rregulloret ekzistuese. Përveç kësaj, Desku do të japë njoftime edhe për mundësitë e financimit siç janë skemat shtetërore për subvencione, kredi dhe grante, si dhe informata të përgjithshme të nevojshme për punët e përditshme të kompanive. 

Mbështetja e Projekti për zhvillimin e ekosistemit afartist është pjesë e përpjekjeve më të mëdha që USAID në Maqedoninë e Veriut ka bërë për të ofruar kushte të favorshme për rritjen dhe zhvillimin e kompanive vendase. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si përfaqësues legjitim i interesave të komunitetit të biznesit, ka për qëllim promovimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të cilat kryejnë aktivitete në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me grantin e projektit, Oda do të zhvillojë edhe dy shërbime shtesë të cilat do të jenë të disponueshme për të gjitha kompanitë e tashme anëtare dhe ato potenciale, të interesuara të kontribuojnë për konkurrencën globale dhe zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat