OSBE-ODIHR do të angazhojë 279 vëzhgues për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni

Maqedonia

OSBE-ODIHR do të angazhojë 279 vëzhgues për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni

Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:03
Corien Jonker

OSBE-ODIHR do të mbulojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale me 279 vëzhguesish, tha kreu i misionit të vëzhguesve, Corien Jonker.

Misioni vëzhgues, sipas raportit, përbëhet nga një ekip i madh prej 11 ekspertësh me seli në Shkup dhe 18 vëzhgues afatgjatë të cilët do të shpërndahen nga nëntë grupe anembanë vendit nga 20 marsi.

ODIHR gjithashtu do t’u kërkojë shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së që të sigurojnë 250 vëzhgues afatshkurtër të cilët do të vijnë disa ditë përpara zgjedhjeve.

Jonker tha se do të vëzhgojnë procesin zgjedhor sipas metodologjisë të themeluar nga OSBE-ODHIR.

“Ky është monitorimi i 18 në vend. Misioni do të monitorojë jo vetëm ditën e zgjedhjeve por edhe periudhën para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve”, tha Jonker.

Do të ndjekin administrimin e zgjedhjeve, fushatën e kandidatëve dhe financimin e tyre.

“Nuk jemi të interesuar për rezultatin, por për cilësinë e procesit zgjedhor dhe ç’do votues të votojë lirshëm dhe transparent”, tha Jonker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat