Kryetari i ASH Ziadin Sela, takoi Ambasadorin e Kosovës, Gjerg Dedaj

Maqedonia

Kryetari i ASH Ziadin Sela, takoi Ambasadorin e Kosovës, Gjerg Dedaj

Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:18
Kryetari i ASH Ziadin Sela dhe nënkryetari i ASH Vullnet Ferati

Kryetari i ASH Ziadin Sela dhe nënkryetari i ASH Vullnet Ferati sot në selinë e ASH pritën në takim zyrtar Ambasadorin e Kosovës në Maqedoni shkëlqesinë e tij Gjergj Dedaj.

Kryetari Sela i uroj ambasadorit Dedaj për funskionin e Ambasadorit të Kosovës në Maqedoni, duke i uruar punë të mbarë në afirmimin e raporteve, bilaterale, politike dhe ekonomike mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Në këtë takim u bisedua edhe per situatën politike në Maqedoni, për aktualitetet ne Maqedoni, Zgjedhjet Presidenciale si dhe për perspektivën euroatlantike të Maqedonisë dhe Kosovës drejt NATO-s dhe BE si objektiva kryesore të dy vendeve.

Gjithashtu u bisedua edhe per situatën politike në Kosovë si dhe sfidat me te cilat ballafaqofet elita politike në Kosovë në rrugën e integrimit dhe dhe tejkalimit të vështërsive politike, duke ndarë mendimit se duhet gjetur zgjedhja më e mire për interesin Kosovës dhe të qytetarëve te saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat