Dimitrov: Të krijojmë hapësirë dhe mundësi për bashkëpunim dhe garë të bazuar në vlera dhe kritere

Maqedonia

Dimitrov: Të krijojmë hapësirë dhe mundësi për bashkëpunim dhe garë të bazuar në vlera dhe kritere

Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:58
Nikolla Dimitrov

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov sot ishte nikoqir i diskutimit joformal brenda iniciativës “Gjeneratat e rinj për Ballkanin e ri 2030: drejt horizonteve alternative”, të udhëhequr nga Instituti Ndërkombëtar për Paqe, Instituti Austriak për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Dr. Instituti Karl Renner, Fondacioni Admover dhe Friedrich Ebert, zyra e Prishtinës.

“Iniciativa është, në të vërtetë, shumë afër asaj që po përpiqemi të bëjmë, të krijojmë hapësirë dhe mundësi për bashkëpunim dhe garë të bazuar në vlera dhe kritere, në mënyrë që të krijojmë kushte evropiane dhe një të ardhme për të rinjtë në atdhe”, tha Dimitrov.

Ai shtoi se suksesi i një vendi nga rajoni është përparim për të gjithë vendet tjera, fqinjit e saj.

Diskutuesit, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e organizatave rinore, informojnë nga MPJ, shprehën mendimin se marrëveshja e Prespës është një faktor progresiv që mund të shërbejë si një model për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tjera rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat