Maqedoni: Katër persona të infektuar me mikrobin MRSA, dy prej tyre fëmijë

Maqedonia

Maqedoni: Katër persona të infektuar me mikrobin MRSA, dy prej tyre fëmijë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 17:14
Ministria e Shëndetësisë

Katër raste të reja e të infektuar me mikrobin vdekjeprurëse MRSA u zbuluan gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme në një çerdhe dhe në një shkollë fillore në Shkup. Janë infektuar dy fëmijë dhe dy edukatore.

Në të njëjtën kohë, nënat që lindën në Spitalin në Çair në rrjetet sociale ankohen se më shumë se tre muaj janë duke i trajtuar foshnjat e tyre me të njëjtët mikrob.

Nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISSH) konfirmuan se katër persona janë të infektuar nga mikrobi MRSA, për të cilat inspektimi ka dalë tashmë në terren, por nuk ka të paraqitur për foshnjat e lindura me këtë mikrob në Çair.

Edhe në shkolla edhe në çerdhe janë marrë masat sanitare dhe higjienike, ndërsa nga Inspektorati këshillojnë pastrim të vazhdueshëm dhe dezinfektim të objekteve.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nëpërmjet Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor po ndjekin gjendjen e rasteve të paraqitura me mikrobin infektuese MRSA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat