Ende nuk janë formuar grupet e punës për ligjin për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Ende nuk janë formuar grupet e punës për ligjin për Prokurorinë Publike

Më: 13 mars 2019 Në ora: 09:33
PSP

Edhe krahas paralajmërimeve pas takimit mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski se grupet e punës së LSDM-së dhe VMRO-DPMNE nga 11 marsi do të punojnë në mënyrë të pavarur në projektligjin e ri për prokurorinë publike, me të cilin parashikohet integrimi i Prokurorisë Speciale Publike në Prokurorinë Publike, ato ende nuk janë formuar.

Grupin e punës të LSDM-së e kryeson ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ndërsa ende pritet që VMRO-DPMNE të emërojë anëtarë.

Aleanca për Shqiptarët nuk do të japë mbështetje, sepse sipas tyre kjo është lojë politike, ndërsa e pakënaqur nga puna e PSP është edhe Lëvizja Besa. E pasigurt është edhe mbështetja e VMRO-DPMNE-së, si dhe PDSH-së.

Sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani është i rremë lajmi se BDI-ja insiston për ndërrim të ekipit të PSP-së.

Osmani theksoi se do të vazhdojë me mbështetje që të sigurohet shumica dhe të miratohet ligj i ri për prokurori publike, në të cilën është inkorporuar PSP-ja, siç tha dje, do të jetë përcaktim i qartë për vlerësimin e suksesit të axhendës reformuese.

Mickoski në takimin me Zaevin kërkoi që ta zgjerojë përfshirjen e veprave që do t’i ndjekë Prokuroria Speciale Publike.

Kryeministri Zaev thotë se sipas ligjit, mandati i prokurores speciale publike Katica Janeva zgjat deri në mars të vitit 2020 dhe se pret konstruktivitet dhe mbështetje nga partia më e madhe opozitare.

Ligji për prokurori publike për të cilin nevojitet dy e treta e shumicës, do të ishte mirë të aprovohet para zgjedhjeve së bashku me ligjet tjera reformuese, që janë kusht nga Bashkimi Evropian për marrje të datës për bisedime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat