Boshnjakovski: Ivanov duhet të respektoj Kushtetutën

Maqedonia

Boshnjakovski: Ivanov duhet të respektoj Kushtetutën

Më: 13 mars 2019 Në ora: 11:37
Mile Boshnjakovski

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mile Boshnjakovski i pyetur rreth fatit të ligjeve të cilat nuk i dekretoi presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, u përgjigj se Presidenti Ivanov duhet të respektoj kushtetutën e vendit, por nuk saktësoi se kur ato ligje do të gjenden sërish në procedurë parlamentare.

“Qëndrimi është i qartë, të gjithë në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të respektojnë kushtetutën, përfshi edhe presidentin Ivanov. Shpresojmë se do t’i respektojmë afatet për të marrë datë për fillimin e negociatave, presim që Ivanov të respektoj kushtetutën”, tha Boshnjakovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat