Vajza e Çavkovit: Do të përgjigjet ai që ka shpikur vilën në Halkidiki

Maqedonia

Vajza e Çavkovit: Do të përgjigjet ai që ka shpikur vilën në Halkidiki

Më: 13 mars 2019 Në ora: 11:37
Mitko Çavkovi

Vajza e Mitko Çavkovit, Zorica Çavkova, ka theksuar se arrestimi i babait të saj është rast i montuar përmes një shënimi zyrtar i cili nuk është i vërtetë. Ajo është kërcënuar me padi ndaj atij që ka shkruar shënimin zyrtar, nga i cili rrjedhin të dhënat operative se Çavkov ka planifikuar të arratiset në Greqi, saktësisht në Halkidiki ku edhe posedon një vilë.

“Do të përgjigjet ai që ka shpikur vilën në Halkidiki. Nuk di nëse ata që i kanë dhënë detyrë që të shpik një shënim të tillë zyrtarë i kanë sqaruar edhe për pasojat ndaj tij. Bëhet fjalë për montim klasik dhe këtë do ta dëshmojmë”, ka shkruar vajza e ish shefit të BSP-së.

Ajo i ka bërë thirrje prokurorisë që të dëshmojë se babai i sajë posedon vilë në Halkidiki dhe se ka planifikuar arratisjen. Sipas saj prokuroria punon nën diktatin e porositësve dhe se ata do të zbulohen.

Çavkova paralajmëroi se për këtë rast do të njoftohen të gjitha subjektet ndërkombëtare dhe të gjitha ambasadat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat