Për rastin “Trajektorja” nxirren materiale dëshmuese

Maqedonia

Për rastin “Trajektorja” nxirren materiale dëshmuese

Më: 13 mars 2019 Në ora: 11:39
Vazhdon gjykimi për rastin “Trajektorja”

Me nxjerrjen e dëshmive materiale në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për rastin “Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike për procedurë për përzgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovcë – Shtip dhe Kërçovë – Ohër.

Shikohen oferta për dy autostradat dhe llogaritë nga kompanitë kineze, si dhe shkrimet mes Ministrisë së Financave dhe Bankës kineze Eksport-Import dhe Ambasadës së Kinës para nënshkrimit të marrëveshjeve, por edhe kontratave për kredi dhe për realizim të punëve ndërtimore në akset rrugore.

Rastin e drejton gjykatësi Goran Boshevski, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanivska.

Prokurorja Stefanovska gjatë nxjerrjes së dëshmive theksoi se ato tregojë se si qeveria jonë në maj të vitit 2012 ka qenë kontakt edhe me një kompani të tretë kineze.

Rasti “Trajektorja” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe në të akuzuar janë ish – kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjykohet në mungesë, ish-ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski i cili po mbahet në arrest shtëpiak, ish- zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP Rrugët shtetërore, Lupço Georgievski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të pandehurit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjashtë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime, me të cilat në procedurë për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovcë – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe kanë tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë i kanë shkaktuar dëm Buxhetit prej të paktën 155 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat