Zhbogar: Pres që Maqedonia në qershor të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE

Maqedonia

Zhbogar: Pres që Maqedonia në qershor të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE

Më: 13 mars 2019 Në ora: 15:30
Samuel Zhbogar

Pres dhe shpresojë që në qershor vendet anëtare do të miratojnë raport pozitivë që të mund Maqedonia e Veriut të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE, tha sot ambasadori i BE-së në vendin tonë, Samuel Zhbogar, gjatë vizitës në Strumicë.

Ai shtoi se çështja më e rëndësishme me Greqinë është mbyllur, si dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët.

“Tani është e nevojshme që t’i shikojmë reformat, të cilat po i ndjekim dhe në qershor do të bëjmë vlerësim dhe shpresoj që pastaj të fillojnë bisedimet, sepse pikërisht ato bisedime do të sjellin ndryshimin të cilin dëshirojnë ta shikojnë jo vetëm të rinjtë, por edhe qytetarët e vendit”, tha ambasadori Samuel Zhbogar.

Ai sot realizoi takim me nxënësit gjimnazit “Jane Sandanski” në Strumicë në kuadër të fushatës “BE për Ty”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat