Avokati i Çavkovit: Arrestimi është mesazh se vendimi tashmë është marrë

Maqedonia

Avokati i Çavkovit: Arrestimi është mesazh se vendimi tashmë është marrë

Më: 13 mars 2019 Në ora: 16:00
Avokati i Mitko Çavkovit

Avokati i Mitko Çavkovit, Sasho Dukovski, thotë se me arrestimin e klientit të tij tregohet se tanimë është marrë vendimi për rastin e ngjarjeve të 27 prillit.

Dukovski thotë se Çavkovi nuk posedon as vilë e as patundshmëri në Republikën e Greqisë.

“Ai nga paraburgimi ka dalur me garanci prej 600 mijë eurove, që është dhënë edhe nga të afërmit e tij. Pasaporta i është marrë dhe ai është nënshkruar çdo të martë në orën 09:00 në gjykatë”.

“Për 11 muaj prej kur ka dalur nga paraburgimi, asnjëherë nuk është vonuar në gjykim, as nuk e ka penguar gjykimin në asnjë mënyrë. Këtë vendim e lë të vlerësohet nga juristët ekspertë. Për mua është totalisht joligjor, veçanërisht nëse kihet parasysh se kjo bëhet dy ditë para shqiptimit të aktgjykimit. Edhe ky është mesazh, se do të ketë aktgjykim dënues edhe atë me dënim ekstremist të lartë për Çavkovin”, tha Dukovski për TV24.

Ndryshe, ish-drejtori i BSP-së Mitko Çavkov dje u arrestuar dhe u dërgua në burgun hetues “Shkupi” në Shuto Orizare.

Sipas Prokurorisë, ai është arrestuar pasi kanë pasur informacione se do të arratiset dhe do të fshihet me qëllim që të ikë nga përgjegjësia penale.

Çavkov është i akuzuar për rrezikim terrorist të rendit kushtetues në lidhje me ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat