Ministri i Jashtëm i Çekisë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Ministri i Jashtëm i Çekisë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Më: 13 mars 2019 Në ora: 16:32
Ministria për Punë të Jashtme

Me ftesë të ministrit për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, nesër (e enjte 14 mars 2019) për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë ministri për Punë të Jashtëm të Republikës së Çekisë, Tomash Petzhiçek, njoftojnë nga MPJ e Maqedonisë.

Në agjendën e bisedimeve të dy ministrave, janë çështjet për gjendjen aktuale, përmirësimi i marrëdhënieve bilaterale dhe çështjet për bashkëpunim në kuadër të proceseve integruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, si dhe bashkëpunimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Në kuadër vizitës, ministri Petzhiçek do të realizojë takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe zv. kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat