Karaxhovski: Bakterja MRSA nuk është vdekjeprurëse por vetëm infektim, nuk ka raste të reja

Maqedonia

Karaxhovski: Bakterja MRSA nuk është vdekjeprurëse por vetëm infektim, nuk ka raste të reja

Më: 13 mars 2019 Në ora: 15:00
Zharko Karaxhovski

Gjatë ditës së sotme nuk kanë arritur njoftime për të infektuar të ri me bakterin MRSA. Për qytetarët më me rëndësi është të mos bëhet panik, nuk është sëmundje e rëndë vdekjeprurëse, bëhet fjalë për infeksion, deklaroi sot epidemiologu Zharko Karaxhovski nga Instituti i Shëndetit Publik.

Theksoi se lidhur me njoftimin e djeshëm për paraqitjen e bakteries tek katër persona, prej të cilave dy fëmijë dhe dy të rritur në Shkup, sot tre herë ka kontaktuar me Inspektoratin shtetëror sanitar dhe shëndetësor dhe i është thënë se nuk ka njoftime për të infektuar të ri.

“Infektimi i lëkurës mund të krijojë ndezjen e saj dhe të paraqitjen të ashtuquajturat ulcere të cilat mjekohen dhe kërkojnë trajtim më afatgjatë. Rrezik është të ketë MRSA te foshnjat e sapolindura për shkak faktit se kanë lëkurë shumë të ndjeshme dhe nëse kanë ndryshime lëkure mund të arrij deri në ndezje të rëndë të lëkurës. Nëse kjo bakterie gjendet në fyt dhe hundë në sasi të madhe mund të shkaktojë bronkit dhe ndezje të mushkërive të bardha të cilat vështirë trajtohen” tha epidemiologu Karaxhovski.

Potencoi se bakteria shumë shpesh është prezent, ndërsa që të bëhet vdekjeprurëse duhet të plotësohen më shumë kushte, gjegjësisht të regjistrohen te personat me imunitet të dobët, te personat të cilët kanë sëmundje të rënda, sëmundja paraprake e së cilës mund të kontribuojë për mjekim të vështirë dhe afatgjatë. Kjo bakterie, kërkon trajtim të posaçëm, sepse virulenca e saj është e madhe dhe kërkon izolim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat