Aksident trafiku në Strumicë, lëndohet rëndë një person

Maqedonia

Aksident trafiku në Strumicë, lëndohet rëndë një person

Më: 13 mars 2019 Në ora: 17:17
Aksident trafiku

Me 12.03.2019 në ora 16.45 në udhëkryqin nga rruga regjionale fshati Kulish-fshati Bansko, në fshatin Mokrievo, Strumicë, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Mercedes” me targa nga Strumica, e drejtuar nga D.N.(59) nga Strumica dhe motoçikletës “Jamaha” pa targa, e drejtuar nga K.T.(30) nga fshati Mokrino, transmeton Almakos.

Në aksident është lënduar rëndë shoferi i motoçikletës, i cili pas ndihmës mjekësore në Qendrën Mjekësore në Strumicë, është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Strumicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat